Transmetuar më 27-07-2013, 08:20

Tiranë, NOA.al – Një krim në familje u parandalua dje në mbrëmje nga policia e Tiranës.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Hoxha Tasim”, kur nipi 21-vjeçar ka goditur me thikë xhaxhain dhe hallën e tij, pas një konflikti familjar.

Burime të policisë thanë për Noa.al se Emiljano Shtepani, pasi ka debatuar me Ardian dhe Flora Shtepanin ka tentuar t’i vrasë ata.

Policia ka parandaluar në kohë krimin pas denoncimit të familjarëve dhe ka bërë shoqërimi ne të riut në Komisariati Numër 1.

Të plagosurit janë në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore nuk paraqet rrezik për jetën. O.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit