Transmetuar më 27-07-2013, 08:06

Prishtinë, NOA.al – Kryetari aktual i komunës Skenderaj, në Kosovë Sami Lushtaku i cili po mbahet në  paraburgim i dyshuar për krime lufte është kandiduar nga dega e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të këtij qyteti.

“Kryesia e Degës në mënyrë unanime ka marrë vendim që të nominojë  Sami Lushtakun, si kandidat për kryetar të Komunës së Skenderajt në zgjedhjet lokale të nëntorit të këtij viti. Anëtarët e Kryesisë, duke shprehur qëndrimin e anëtarësisë  së gjërë të PDK-së, kanë shprehur mbështetjen e tyre të fuqishme për Kryetarin aktual të komunës së Skenderajt edhe për një mandat tjetër”, thuhet në komunikatën e kësaj dege të PDK-së, citon Noa.al.

Lushtaku është arrestuar më 23 maj të këtij viti nën dyshimin për krime lufte./t.k/o.k/ noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit