

Prishtinë, NOA.al – Gjendja alarmante e epidemisë së etheve hemorragjike ka bërë që Qeveria e Kosovës, me kërkesë të ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, të themelojë Këshillin Ndërministror për luftimin dhe parandalimin e këtyre etheve.
“Është parë nevoja që të sigurohet një shkallë më e lartë e koordinimit ndërinstitucional, në mënyrë që të ngrihen kapacitetet institucionale për ballafaqimin me këtë problem”, tha Agani
Ndërkaq ekspertët e kësaj fushe, e përshëndesin këtë iniciativë, megjithëse thonë se është e vonuar. “Në vend janë bërë hulumtime shkencore për eliminimin e rriqrave, si dhe hulumtime për prodhimin e vaksinës kundër etheve hemorragjike, por që në mungesë mjetesh nga ana e Qeverisë së Kosovës, nuk ka qenë i mundur realizimi”, ka thënë Infektologu Shemsedin Dreshaj
Ai ka shtuar se strategjia e themeluar për ndalimin e etheve hemorragjike nuk është marrë parasysh në mungesë mjetesh. Sipas tij, duhet kushtuar më shumë kujdes këtyre çështjeve.t.k/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





