


Mjekët gjithnjë e më shumë po mendojnë se prania e babait në sallën e lindjes e vështirëson procesin. Së fundi këtë teori e ka mbështetur edhe profesor Mishel Odent, një gjinekolog francez me eksperiencë 50-vjeçare.
Sipas Odent, pjesëmarrja e baballarëve gjatë lindjes ka shumë mundësi që ta zgjasë atë, ta bëjë më të dhimbshme dhe më të vështirë. Në disa raste burrat, bëhen një burim i vërtetë “trazire”.
Odent gjithashtu rekomandon që infermierët dhe mjekët të mos jenë meshkuj. Me pak fjalë, meshkujt krijojnë një lloj ankthi ndaj partneres së tyre kur janë të pranishëm, duke bërë të mundur një komplikim të mundshëm të lindjes.
Në vitet e fundit është rritur numri i nënave që nuk pëlqejnë praninë e bashkëshortëve të tyre në sallën e lindjes.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





