
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, NOA.al – Kryeministri në detyrë Sali Berisha se po qeveris duke dhënë koncesione që fillohen nga propozime të pakërkuara, reagon kështu në rrjetin social Facebook deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, citon Noa.al.
“Sali Berisha vazhdon të qeverisë duke dhënë koncesione që fillohen nga propozime të pakërkuara. Ja shembulli i radhës me portin e ri të jahteve të Ura e Dajlanit. Pas 8 vjetësh në qeveri, SB nuk ndërtoi një plan të plotë të zhvillimit të bregdetit, por miratoi vetëm propozime të pakërkuar”, shkruan mes të tjerash Beqaj, që është edhe një nga hartuesit e programit të qeverisë së re.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
