Transmetuar më 26-07-2013, 16:33

Tiranë, NOA.al – Moda dhe muzika janë prej kohësh fushat e ekselencës italiane nëpër botë, por më së shumti në Shqipëri.

Këtë verë një aktivitet që synon të kthehet në tradicional, do të zhvillohet në në Vlorë pikërisht do të organizojë një aktivitet madhështor mbi këto tema, njofton ambasada e Italisë.

Më 29 korrik, në Shëtitoren “Pavarësia” të Vlorës, do të organizohet një event publik me dy figura të shkëlqyera secili në fushën e vet. Për muzikën do të jetë i pranishëm Antonio Maggio, kantautor i ri italian, tashmë një idhull për të rinjtë italianë, i cili ka fituar Festivalin Sanremo Giovani 2013 si dhe më parë ka qenë fitues i edicionit të parë të X-Faktor në Itali.

Ndërsa eleganca dhe finesa veçojnë modën dhe stilin e Francesco Paolo Salerno, stilist italian i afirmuar i cili do të paraqesë një fashion shoë të vërtetë me koleksione pret à porter, haute couture dhe veshje nusesh. Dy prej krijimeve të tij janë ekspozuar së fundmi në tempullin e modës Cristobal Balenciaga Museoa gjatë ekspozitës së fashion photographer Joseph Cardo.

Organizimit të datës 29 korrik do t’i paraprijë një natë më parë, në ambientet e Portit Turistik të Orikumit, eventi privat i rezervuar për autoritete dhe eksponentë nga bota e shtypit dhe e kulturës, organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në bashkëpunim me titullarin, Alfo Giorgi, ku do të prezantohet fashion shoë i Francesco Paolo Salerno dhe do të performojë këngëtari Antonio Maggio.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit