

Shkup, 26 korrik 2013, NOA.al- Mbi 200 mijë euro janë grabitur sot nga një postë në lagjen Çair të Shkupit. Persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë ndërhyrë në filialin e “Postave të Maqedonisë” në rrugën Xhon Kenedi në Çair të Shkupit dhe nën kërcënimin e armëve kanë marrë paratë.
Ministria e Punëve të Brendshme theksoi se grabitja ka ndodhur me shpejtësi të madhe se grabitësit menjëherë me motoçikleta kanë ikur në drejtim të panjohur.
Forca të mëdha policie kanë rrethuar zonën përreth Çairit dhe në lagjet fqinje, duke vijuar kontrolle intensive. Ndërkohë, ka vazhduar marrja në pyetje e disa dëshmitarëve që kanë ndodhur në afërsi të postës. /n.p/a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





