Transmetuar më 26-07-2013, 12:59

Një gjel blu i gjatë 5 metra, vepër e artistes gjermane Katharina Fritsch, ka ngjallur një “luftë” në Londër. Statuja me titull Hann/Cock, është vendosur në një piedestal në Trafalgar Square, ku vendosen herë pas here vepra arti bashkëkohore.

Edhe në rastet e kaluara ka pasur polemika të shumta, por këtë herë kundërshtarët janë të shumtë, edhe për motive patriotike.

Thorney Island Society, që mbledh bashkë mbrojtësit e traditës britanike, e cilësoi këtë zgjedhje të veprës së artit si të papërshtatshme.

Jo vetëm kaq por shkroi një letër proteste në bashki, pasi ngjyra blu është simbol kombëtar i Francës, gjë që bie ndesh me statujën e Horatio Nelson, admirali britanik që mposhti sundimtarin e Francës, Napoleon në betejën e Trafalgar.

Kryebashkiaku Boris Johnson, i cili inauguroi statujën, deklaroi se nuk gjen arsye për heqjen e saj, pasi Londra është kryeqyteti botëror i artit dhe kulturës. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit