Transmetuar më 26-07-2013, 12:11

Tiranë, 26 korrik 2013, NOA.al- 11 parcela me lëndë narkotike të llojit kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në zonën e Zall-Bastarit në Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Luca 1”.

Si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit u bë zbulimi dhe asgjësimi i 11 parcelave të mbjella me kanabis sativa, në pyllin e fshatit Luce- Zallmner.

Në total u asgjësuan 1910 bimë narkotike, me anë të djegies me zjarr, ndërsa u sekuestruan 20 bimë në cilësinë e provës materiale.

Nga hetimi i kryer dyshohet se, këto bimë janë kultivuar nga shtetasit Nazmi Mahmuti 46 vjeç dhe Bilal Aruçi 40 vjeç, që të dy banues në Kamëz.

Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit