Transmetuar më 26-07-2013, 11:55

Pogradec, 26 korrik 2013, NOA.al- Një fëmijë ka humbur jetën teksa është përplasur fatalisht nga një automjet.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pogradec, në afërsi të Tushemishtit ku fëmija me iniciale G. Kaçorri rreth 14 vjeç ishte duke ecur me biçikletë në momentin që u përplas nga një makinë e cila ecte me shpejtësi të madhe.

Lidhur me këtë ngjarje siç raporton Noa.al policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit me iniciale Xh.Buzo.

Pavarësisht ndihmës së dhënë nga drejtuesi i mjetit dhe banorë të zonës, i mituri ndërroi jetë menjëherë pa mundur të shkojë në spital. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit