Transmetuar më 26-07-2013, 10:22

Ajo u bë e famshme për shkak të rolit të saj si Rachel Green në serialin “Friends”, por edhe pse vitet kalojnë Jennifer Aniston nuk e humbet famën e saj dhe aq më pak pamjen.

Me flokët e shkurtra dhe syze optike, Jennifer është fotografuar më se në formë e veshur me një fustan të zi.

44 vjeçarja ka marrë një hije disi më të madhe, edhe pse duket bukur gjatë xhirimit të filmit të saj të ri “Squirrels to the Nuts”, në New York.

Por gjatë fundjavës Aniston kaloi disa ditë pushimi me të fejuarin e saj Justin Theroux.

Sakaq aktoren 44 vjeçare duket se nuk e prekin vitet, pasi teksa është fotografuar me xhinse dhe bluzë sportive duket në formë më se të mirë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit