
Të dhënat po ngarkohen...

Ndonjëherë është më mirë të qëndrohet me familjen, ndihesh më rehat dhe në botën tënde, ashtu si askund tjetër.
Rita Ora është fotografuar me nënën e saj, teksa të kapura për dore ecnin rrugëve të Londrës deri sa u ndalën në një lokal për të darkuar.
E veshur me një fund dhe një bluzë bardh e zi, Rita i kishte mbledhur flokët, ndërsa me të njëjtat ngjyra ishte veshur edhe nëna e saj, një grua në formë, me flokët e shkurtër.
Gjatë gjithë kohës ato janë parë duke biseduar me njëra tjetrën, deri sa më në fund u larguan me makinë, e cila drejtohej nga nëna e këngëtares me origjinë nga Kosova. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
