

Përveç angazhimeve të shumta që ka me koncerte dhe mbrëmje të ndryshme muzikore kudo ku ka shqiptarë, reperi Rigels Rajku, i njohur si Noizy ka gjetur kohë për të vizituar edhe familjen e komandantit Adem Jashari në Prekaz ku ka dale ne foto edhe me Rifat Jasharin sikunder shihni pamjet.
Lidhur me këtë vizitë, Noizy është shprehur shumë i emocionuar për takimin që bëri me familjen Jashari.
“Nuk kam fjalë për të përshkruar se si u ndjeva në ato momente teksa më tregonin historinë e familjes Jashari”, ka theksuar fillimisht reperi, për të cilin ishte hera e parë që viziton Prekazin.
“Unë edhe më përpara dija shumë për këtë familje, por nuk e kisha vizituar asnjëherë. Kjo është hera ime e parë që isha në Prekaz. Më kanë ftuar të takoj mbesat dhe nipat e familjes Jashari”, ka përfunduar rep këngëtari, duke shtuar se kjo nuk do të jetë hera e fundit e vizitës në këtë shtëpi, pasi do të gjejë kohë për të vizituar përsëri familjen e heroit legjendar.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





