Transmetuar më 25-07-2013, 20:43

Tiranë, 25 korrik 2013, NOA.al- Afro 10 ditë pas vdekjes së gruas së tij Alketa Cani, të cilën e ekzekutoi me breshëri automatiku, ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Spitalin Ushtarak edhe Ilirjan Cani, duke mos mundur tu mbijetojë plagëve të marra.

39 vjeçari ndodhej i shtruar në spital në gjendje kritike, pasi i mori jetën nënës së dy fëmijëve të tij me breshëri automatiku dhe më tej plagosi veten, duke synuar të vetëvritet me të njëjtën armë.

Cani akuzohej për vrasjen e gruas së tij Alketa Cani 37 vjeç, të cilës i mori jetën në banesën e tyre.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 korrik zonën e “Kodrës së Priftit” në kryeqytet, ku pas një konflikti për motive xhelozie Ilirjani, i mori jetën së shoqes.a.y/noa.al

Vrau gruan me breshëri automatiku, burg pa afat për Canin

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit