

Durrës, 25 korrik 2013, NOA.al- Një tregtare argjendarie dhe bizhuterish është grabitur mesditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Bazuar në të dhënat paraprake mësohet se tregtares L.Kena i ishte zënë pritë nga dy persona, rrugës teksa kthehej për në banesë, në zonën e depos së ujit.
Dy grabitësit kanë qenë të maskuar dhe me armë ndërsa duke e kërcënuar e kanë qëlluar në kokë, ndërsa më pas i kanë rrëmbyer të dëmtuarës çantën me bizhuteri dhe para brenda, duke u larguar me shpejtësi.
E dëmtuara ka treguar se në momentin që ka rënë pre e hajdutëve ka qenë në makinë me djalin dhe dy shoqet e saj, ndërsa për vlerën e dëmit llogaritet afro 35 milionë lekë të vjetra.
Lidhur me këtë rast, pas denoncimit të bërë në polici kanë mbërritur uniformat blu, të cilat po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





