Transmetuar më 25-07-2013, 14:05

Tiranë, 25 korrik 2013, NOA.al- Kryetari i ri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka përshëndetur mbështetësit e tij, pas zgjedhjes në krye të partisë më të madhe opozitare.

“Të dashur vëllezër dhe motra anëtare të familjes tonë demokrate, të nderuar zonja dhe zotërinj, militantë, mbështetës, simpatizantë dhe votues të Partisë Demokratike, të dashur bashkëqytetarë e bashkëkombës, ju falenderoj me mirënjohje të thellë për urimet, përgëzimet dhe mbështetjen tuaj përmes mijëra mesazheve dhe postimeve. Të bashkuar dhe të vendosur le të ecim së bashku drejt sfidave që na presin dhe ti kthejmë ato në shanse dhe mundësi për demokratet dhe gjithë shqiptarët! Përshëndetje të përzemërta, Lulzim Basha”, shkruan kreu i PD, në profilin e tij në Facebook. /a.y/noa.al/

Lulzim Basha është kryetari i ri i PD-së, e votuan mbi 80% e anëtarësisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit