

Shkup, NOA.al – Në Maqedoni nga shtatori pritet formimi i Odës Shqiptare të Biznesit, një organizatë që do të promovojë dhe lobojë fuqishëm për gjendjen ekonomike dhe biznesin shqiptar.
Oda Shqiptare e Biznesit siç mëson agjencia e lajmeve Noa.al vjen si nxitje nga biznese të fuqishme nga Kosova, Shqipëria, por edhe nga instancat e larta qeveritare të këtyre vendeve.
Kohë më parë një nismë e tillë ishte kërkuar edhe nga diaspora shqiptare, e cila kërkon mbështetje më të fortë dhe plane fizibiliteti për të investuar në Maqedoni. “Ne jemi të nxitur që të jemi një organizatë e fuqishme që do të mbrojë dhe promovojë biznesin shqiptar. Por, edhe për të pasur një qasje tjetër në raport me institucionet qeveritare dhe organizmat e tjerë. Kjo shoqatë do të përjashtojë edhe monopolizimet dhe tendencat e tjera për të mbajtur peng biznesin shqiptar në duart e klaneve apo individëve të caktuar”, theksuan biznesmenë shqiptar, që janë gati për nismën.
Oda Shqiptare e Biznesit paralajmëron edhe një partneritet me median shqiptare dhe subvencionimin e saj përmes formave të ndryshme dhe duke qenë partneritet të barabartë.
Oda Shqiptare e Biznesit paralajmëron angazhimin e kuadrove profesionale në menaxhimin e të gjitha resurseve që ka në dispozicion biznesi shqiptar, nxjerrjen në pah të diskriminimit, shmangien e monopoleve, transparencën, trajnimet e ndryshme, etj. /n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





