Transmetuar më 25-07-2013, 11:18

Prishtinë, NOA.al – Ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi është distancuar nga dhënia e çmimit “Heroi Sali Çekaj” bashkëpunëtorit të dikurshëm të Voislav Sheshelit, Ivan Çukaloviç, duke thënë se nuk është përgjegjës për këtë ndarje të çmimit.

“Unë e kam trajtuar si nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese që vendos edhe raporte për vendime të secilit institucion të vendit tonë dhe se aty është zgjedhur me 2/3 e deputetëve të Kuvendit dhe asnjë informatë nga dosja e tij nuk e kam”, ka thënë Kuçi, raporton korrespondentja e Noa.al.

Drejtuesi i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Behxhet Shala, ndërkaq ka kërkuar që t’i merret ky çmim bashkëpunëtorit të Sheshelit. Ivan Çukaloviçi, kishte punuar për shumë kohë kundër interesave të Kosovës duke qenë bashkëpunëtor i Voislav Sheshelit. Tash ai mbanë pozitën e nënkryetarit të Gjykatës Kushtetuese ia ka hedhur Kuvendit që e kishte votuar atë.

Ministri i Drejtësisë është themelues i këtij çmimi për drejtësi./t.k./o.k/ noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit