Transmetuar më 25-07-2013, 09:46

Disa plazhe në botë që mund t’i vizitoni, shumë shpejt do t’i shikoni vetëm në foto. Kjo pasi mendohet se do të jenë zhdukur, ndoshta që verën e ardhshme.

Ndoshta janë dëmtuar aq shumë sa kjo të ndodhë; ndoshta një hotel kolosal është duke u ndërtuar ku dunat e rërës u përdorën për të; ndoshta ka qenë derdhur një njollë nafte…!

Në shumë plazhe rreth botës këto po bëhen realitet, ndaj këto copëza parajse mbi tokë duhen vizituar. E nëse ngrohja globale do të vazhdojë, Pengesa e Madhe Koralore do te zhduket brenda vitit 2030.

Ishujt Maldive

Kombi më i pasur me pengesa koralore dhe peshq është në rrezik zhdukjeje; peshku Napoleon, apo peshkaqeni Leopard mund të humbasë njëherë e përgjithmonë. Me plazhe me pamje pothuajse kartolinë, shkëmbinj nënujorë koral të mrekullueshëm dhe disa nga vendpushimet më luksoze në botë, Maldivet janë një destinacion ku duhet shkuar të paktën një herë në jetë. Por jeta e këtij ishulli të mrekullueshëm në Oqeanin Indian mund të shkurtohet në mënyrë drastike për shkak të nivelit të detit, veç nëse pjesa tjetër e botës do të veprojë në mënyrë të menjëhershme për të frenuar ngrohjen globale.

Goa, India

Pavarësisht që ka një vijë bregdetare që shtrihet mbi 4300 kilometra, India tërheq vizitorët e huaj për plazhet e saj të bukura, aq sa dhe për tempujt dhe pallatet. Ndoshta kjo shpjegon pse këto plazhe janë lënë pas dore; sipas një raporti nga Banka Aziatike për Zhvillim, rreth 25 për qind të bregdetit të Indisë përballet me “erozion serioz”, i shkaktuar nga niveli në rritje i detit, si marrja e dunave të rërës për ndërtimin e qindra porteve të reja.

Phu Quoc, Vietnam

Phu Quoc, një ishull tropikal në brigjet jugore të Vietnamit, në Gjirin e Tajlandës, është 220 kilometra katrorë me plazhe të zbrazur me rërë të bardhë, rrugë të pashtruara dhe shtëpi të thjeshta njëkatëshe për vizitorët. Vizitorët e huaj që kanë qenë atje thonë se është e kundërta e vendeve si Phuket dhe “Phuket i ardhshëm” është pikërisht ajo që qeveria vietnameze shpreson se do të bëhet Phu Quoc.

Dunat Saugatuck, Michigan

Saugatuck është vetëm 90 km me anije nga Çikago, por një vizite në qytetin turistik është si një hap prapa në kohë. Në mesin e sharmit të tij dallohen shumë plazhe nga dunat e rralla të ujërave të ëmbla të formuar nga dallgët e liqenit Michigan. “Tani për tani, ju mund të shihni dunat si evropianët i panë 200 vjet më parë”, thotë David Swan, president i Aleancës për Dunat Bregdetare Saugatuck. Por ato mund të jenë në rrezik, për shkak të një propozimi për parcelë plazhi jashtë portave të Parkut shtetëror të Dunave Saugatuck.

Maroku

Ju do të mendoni se një vend me shkretëtira si Maroku ka rërë mjaftueshëm për të gjithë. Por disa ndjejnë nevojën për të marrë rërë nga plazhet e Atlantikut të Marokut, duke kërcënuar dunat. Kujdesi bregdetare, një organizatë mjedisore me bazë në SHBA, që avokon për plazhet e botës, ka gjetur operacionet minerare shkatërruese të rërës në mbi 30 vende, si në Kamboxhia, Xhamajka dhe Australi. Por bashkëthemeluesja, Olaf Guerrand-Hermes, beson se situata është më e keqe në Marok, ku qindra kilometra janë minuar për dekada, veçanërisht përgjatë bregdetit të Atlantikut që shtrihet në mes të Tangier dhe Casablancës.

Shtrati i lumit ne Kongo

Pyjet tropikale atje prodhojnë 40 përqind të oksigjenit të botës dhe shërbejnë si një mjet jetësor ushqimi, bimësh mjekësore dhe mineralesh. Sipas OKB-se, nëse nuk merren masa urgjente dy te tretat e pyjeve do te zhduken brenda vitit 2040.

Deti i Vdekur

Është pika me e ulet e Tokës dhe ka dhjetë herë më shumë kripë se sa të gjithë ujerat e tjera detare nëpër botë. Po ashtu ky det ka minerale terapeutike. Në 40 vitet e fundit Deti i Vdekur është reduktuar në një të tretën e tij dhe niveli është ulur 80 këmbë.

Everglades

Kjo toke e lagësht, gjithsej 2.5 milionë hektarë, që gjendet në Florida, rrezikon të dëmtohet seriozisht për shkak të ndotjes prej fermave, mësymjes se kafshëve dhe zhvillimit të pakontrolluar.

Madagaskar

Me shume se 80 përqind e florës dhe faunës se Madagaskar nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës, falë miliona viteve izolim në Oqeanin Indian. Por nëse nuk bëhet asgjë për të shpëtuar ishullin e katërt më të madh në botë, atëherë pyjet e tij do të zhduken brenda 35 vjetësh.

Polet

Fenomenet natyrale me unike dhe sugjestionuese, ajsbergët, aurorat dhe kafshët e rralla si pinguinët, arinjtë polare dhe balenat gjenden në këto pika të globit. Por Woods Hole Oceanographic Institute njofton se 80 përqind e popullsisë së pinguinit perandor ne Antarktide do të zhduket nëse ngrohja globale do të vazhdojë me këto ritme.

Parku Rajasthan-Ranthambore

Zona indiane është një prej vendeve më të mira në botë për të parë tigrat. Popullsia botërore e tigrave ka rënë në 3200 lloje e pjesa me e madhe e tyre jeton në Indi. Nëse nuk do të merren masa te menjëhershme felini i madh mund të zhduket brenda pak dhjetëvjeçareve.

Pylli i Tahumanu

Ne këtë zonë të Perusë jetojnë papagaj dhe krijesa të tjera në rrezik zhdukje si për shembull armadilet gjigante, gatopardët apo xhaguarët. Ky pyll i magjishëm në zonën e quajtur Nëna e Zotit është në rrezik zhdukjeje për shkak të prerjes ilegale te pemëve.

Shtrati i lumit Yangtze

Krijesat ekzotike si pandat gjigante, delet e kaltra gjenden në këtë zonë. Por ndërtimi i digës Three Gorges me vlere 24 miliardë dollarë duket se do të ketë një impakt negativ për ujërat dhe boten e kafshëve atje.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit