Transmetuar më 25-07-2013, 02:26

Biologët francezë kanë zbuluar një virus gjigant, që mund të ketë origjinë jashtëtokësore.

Virusi, i quajtur "Pandora", u gjet në trupin e një amebe që jeton në ujërat e thellësive të mëdha, transmeton Lapress.

Virusi gjigant i habiti studiuesit me madhësinë e vet – ai është dhjetë herë më i madh se sa viruset e mirënjohura më të mëdha e më të përhapura.

Por më tepër se sa madhësia studiuesit i habiti gjenomi i virusit të ri. Ai përmban më shumë se 2500 gjene krahasuar me vetëm një duzinë genesh që gjenden në viruset e tjera të zakonshme.

Dhe, çka është më e rëndësishme, 93% e këtyre gjeneve nuk gjenden në organizmat e tjera, gjë kjo që dhe çoi në hamendësimet rreth origjinës jashtëtokësore të virusit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit