Transmetuar më 25-07-2013, 01:07

Përdoruesit e rrjetit social të specializuar për fotot, Instagram, janë duke e tallur keqas këngëtaren dhe aktoren e njohur Rozana Radi, duke përdorur ndaj saj gjuhë të ashpër dhe vulgare.

Situata në të cilën po gjendet Rozana, është e pakëndshme për shumëkënd, duke qenë se ajo po vishet me epitete nga më të ndryshme këto ditë.

Disa nga personat që e ndjekin në llogarine e saj në Instagram, e kane ofenduar kengetaren Rozana Radi duke e quajtur "lopë".

Nuk dihet cili ishte qëllimi i vajzave që e kanë ofenduar Rozanën, por disa orë pas publikimit të tyre, Rozana i ka fshirë ato komente që ju shikoni këtu. Ishin pikërisht disa nga fotot që gjeni këtu, ato që pasi u publikuan nga Rozana në Instagram pasuan komentet negative.

Duket se dialekti i përdorur është kosovar ose nga veriu i Shqipërisë. Vajzat hedhin e presin me njëra-tjetrën, njëra e quan lopë, tjetra ia pret: “Është e sëmurë”, Fyerjet vazhdojnë: “Lopës madje ia han mishin”, për të pasuar: “Kjo është mushtjem…”./a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit