

Njollat kafe të lëkurës ose qukat ne gjuhën popullore, janë një problem për shumë femra. Ato shkaktohen nga 2 faktorë: 1. Ekspozimi ne diell 2. Hormone femërore, estrogjeni i cili nxit prodhimin e melaninës nga melanocitet dhe çon në një hiperpigmentim të lëkurës, kryesisht sipër buzëve dhe poshtë pjesës së syve.
Kremrat me efekt zbardhues japin rezultat vetëm kur problemi është në hapat e parë dhe trajtimi është sipërfaqësor.
Për një trajtim më të thellë duhet të konsideroni një “peeling” apo trajtime me laser. Por siç dihet, parandalimi është gjithmonë më i mirë dhe më i këshillueshëm se kurimi, prandaj evitoni ekspozimin ne diell sa më shumë të jetë e mundur dhe përdorni gjithmonë kremra mbrojtës.
Dihet se ca orare të ditës nuk janë të rrezikshme për lëkurën e fytyrës, si ato në mëngjes herët dhe në muzg, por duke qenë se kur shkojmë në plazh nuk mundemi të përqendrohemi vetëm në këto orare, një kapele, syze dhe qëndrim pa diellin pingul mbi kokë, janë këshilla efektive.
Mjekja dermatologe, Monika Fida nga QSUT, thotë se një nga problemet kryesore te kësaj periudhe verore është shfaqja e njollave kafe të cilat mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit dhe në vazhdim.
Mjekja dermatologe, Monika Fida, pranon se shumica e femrave shqiptare përballen çdo vit me stresin për shkak të njollave që shkaktohen nga rrezet e diellit të nxehtë.
Mjekët specialistë pohojnë se në shfaqjen e njollave kafe mund të ndikojnë edhe: – fillimi i menopauzës që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore – nëse përdor kontraceptive kundër shtatzënisë – nëse je shtatzënë – disa lloje farmaceutikësh – parfume me alkool apo produktet për mbrojtje nga mushkonjat
Atëherë, si t’i trajtojmë:
Aplikoni lëng limoni çdo darkë para se të flini, duke përshkuar pjesën e lëkurës ku gjenden qukat, apo njollat kafe. Shpëlajeni ditën tjetër në mëngjes.
Si përgatitet kjo maskë me limon
Për të, nevojiten:1 kokërr mollë (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.
Mollën e grijmë bashke me lëngun e limonit e vendosim ne fytyre ku kemi njollat dhe e lëmë për 30 minuta dhe e shpëlajmë me ujë në të cilin do të hedhim sodë buke.
Kjo maskë do të ndihmojë që lëkura juaj të jetë rrezatuese, e pastër dhe zbardhuese. /n.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





