Transmetuar më 24-07-2013, 19:55

Ditë vizitash për bebin mbretëror. Mbretëresha Elisabetta shkoi në Kensington Palace, në rezidencën e William e Kate, për të parë, për herë të parë stërnipin e saj.

Ndoshta ka qenë sovrania ajo që ka sugjeruar emrin, e mbretit të ardhshëm të Anglisë, emri i të cilit është komunikuar zyrtarisht.

George Alexander Louis, do të quhet trashëgimtari mbretëror, emri i të cilit u bë i ditur zyrtarisht nga Kensington Palace.

Fëmija mbretëror lindi në 22 korrik, dhe thuhet se kanë qenë Kate dhe William ata që i kanë vendosur emrin.

Aktualisht prindërit e rinj dhe foshnja e tyre u transferuan në shtëpinë e prindërve të Kate, në Bucklebury, në Berkshire, ndërsa u larguan me një makinë Range Rover, e cila drejtohej nga William, ndërsa pas ndodhej nëna e re me princin e Cambridge. /a.y/noa.al/

Astrologët, bebi mbretëror i lindur për të sunduar

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit