Transmetuar më 24-07-2013, 18:21

E fejuara e la, e ai nuk duroi dot, por i dha fund jetës duke u vetëvrarë me pistoletë në kopshtin e shtëpisë ku jetonte.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Pratiglione të Torinos, ku viktima është identifikuar si 26 vjeçari me iniciale D.S., djali i një biznesmeni të njohur italian.

Trupi i pajetë i të riut u gjet i shtrirë në kopsht, nga i vëllai.

Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak për vendimin fatal, ishte ndarja me të fejuarën pak ditë më parë.

Lidhur me këtë rast është bërë shoqërimi i vajzës, në polici, e cila ishte ndarë nga 26 vjeçari pasi ishte njohur me dikë tjetër. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit