Transmetuar më 24-07-2013, 16:26

Janë më shumë se 750 milionë karta telefonike SIM në rrezik në mbarë botën. Faji për këtë është standardi i përdorur për krijimin e tyre, DES, (Data Encryption Standard).

Rreziku i këtyre kartave është se mund të spiunohen nga hackerat, pa e ditur i zoti i celularit, i cili as nuk e kupton që është në përgjim.

Alarmi për këtë situatë siç raporton Noa.al, jepet nga New York Times dhe Karsten Nohl, ekspert i sigurisë informatike dhe themelues i Security Research Labs në Berlin.

Hackerart mund të përgjojnë telefonatat, mesazhet, e-mail, madje edhe blerjen e aplikacioneve.

Për të spiunuar SIM mjafton një virus i cili mund ti dërgohet të zotit të telefonit, nëpërmjet një mesazhi të fshehtë, i cili instalon një software duke mbajtur celularin nën kontroll. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit