

Nuk ka dyshim se Duka dhe Dukesha e Cambridge ishin tejet të emocionuar teksa tregonin për herë të parë fëmijën e tyre.
Por ajo që bie në sy është veshja e Kate Middleton, njëlloj si Lady Diana në vitin 1982 kur lindi Princi William.
Siç raporton Noa.al krahasimi mes tyre është fare i dukshëm në fotografitë bashkëngjitur ku Kate mban veshur një fustan bojëqielli me pika të bardha, thuajse të njëjtë me Dianën e cila mbante gjithashtu një fustan me pika por me ngjyrë jeshile.
Nëse do ecet më tej me fotografitë, edhe mënyra se si i dorëzon bebin William, ngjason njëlloj me mënyrën se si Diana i dorëzoi Carlos trashëgimtarin e tyre.
Prej kohësh është komentuar fakti se Kate Middleton në shumë momente dëshiron të ketë popullaritetin e vjehrrës së saj të ndjerë dhe simpatinë që populli gëzonte për të. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





