

Tirana, NOA.al – Monedha jonë, leku ka qenë e fortë ditët e fundit në tregun valutor, duke u këmbyer me 140.6 lekë, sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë. Efektet sezonale, si dalja e prodhimeve vendase, që ul kërkesën për import, dhe prurjet e valutave nga emigrantët e turistët po e bëjnë lekun të fortë.
Leku ka vijuar forcimin edhe ndaj dollarit, që arriti në 106.8 lekë gjatë ditës së sotme.
Në bursat ndërkombëtare, euro ka fituar pikë lehtë ndaj dollarit, në 1.318 USD , teksa të dhënat e fundit të dobëta nga SHBA-të ngjallën frikën se ekonomia më e madhe në botë mund të shkojë drejt stanjacionit.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





