

Sasuolo është fituesja surprizë e Tim Cup. Ekipi debutues i Serisë A arriun të fitojë në stadiumin e saj turneun trekëndor me Milanin dhe Juventusin, në mënyrë surprizë falë fitores me Milanin në kohën e rregullt që i jep titullin pavarsisht humbjes me penallti me bardhezinjtë.
Ndeshja më interesante e mbrëmjes ishte sigurisht ajo e para mes skuadrës së Alegrit dhe Juventusit të Contes, me këtë të fundit që provoi dhe dyshen Tevez-Llorente.
Dy sulmuesit e rinj të bardhezinjve gjithsesi treguan pak gjëra në fushë duke mos qënë ende dhe në 100% të formës fizike.
Rastin më të mirë madje e pati Robinho nga pika e bardhë por u ndal nga portieri Storari. Takimi u vendos nga penalltitë ku deciziv rezultoi gabimi i Padoin me Milanin që fitoi 7-6, por me Nocerinon që bëri një figurë të shëmtuar kur provoi lugën në 11-metërshin e tij duke ngritur topin mbi traversë.
Në takimin e dytë u përballën Juventusi dhe Sasuolo dhe goli sërish mungoi.
Madje vendasit luajtën më mirë përballë bardhezinjve që çaluan disi, por në fund fituan nga pika e bardhë falë portierit të tyre të tretë Rubinho që priti goditjet e Berardit, Alexe dhe Terranovas.
Golat duket se ishin ruajtur për ndeshjen e fundit, ku Milan dhe Sasuolo zhvilluan një ndeshje më të këndshme se dy të parat.
Petanja shënoi në minutën e 3-të për Milanin por Gaetano Masuci barazoi për Sasuolon në minutën e 12-të. Episodi për tu veçuar gjithsesi është dalja nga fusha e Konstant për kore raciste në minutën e 30-të. Lojtari zëvendësohet nga drejtuesit e klubit dhe ndeshja vazhdon duke dhuruar një tjetër surprizë golin e dytë të Sasuolos që i jep trofeun ekipit debutues të Serisë A.
Të paktën këtë herë ligji i pashkruar i këtij kompeticioni se kush fiton kupën nuk fiton kampionatin është i sigurtë që do të përsëritet transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





