Transmetuar më 24-07-2013, 09:59

Tiranë, NOA.al – Policia e Tiranës gjykon se bashkëpunimi i saj me komunitetin ka ardhur duke u rritur. Për këtë ky institucion i referohet trendit në rritje të telefonatave të mbërritura në numrin pa pagesë 129 për incidente apo ngjarje të ndryshme, thuhet në njoftimin zyrtar që citon Noa.al.

Bashkëpunimi dhe vendosja e marrëdhënieve të mirëbesimit me qytetarët është një detyrë ligjore e Policisë. Thënë në shifra policia raporton se për një periudhë kohore 6 – mujore janë pritur në Sallën e  Drejtimit & Kordinimit të Policisë së Kryeqytetit, gjithsej  12743  telefonata nga publiku, ose 2047 telefonata më shumë se të njëjtën periudhë të vitit 2012, nga këto të sakta  11101 ose 87.11 %.

Më tej në njoftimin e policisë detajohen,  telefonatat “për ndihmë nga publiku” kanë qenë 7882 ose 72 % telefonata;  telefonata për ”ngjarje të rënda kriminale, aksidente” 487 ose 4.39  %; telefonata “për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” 570 ose 5.13 %,; telefonata “për prishje të rendit dhe qetësisë publike” 511 ose 4.6 %, telefonata“për zhurma në lokale gjatë natës” 890 ose 7.01 %, telefonata “për rënie zjarri” 179 ose 1.62 % dhe telefonata “për denoncimin e dhunës në familje 381 ose 3.44 % telefonata.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit