




Bota ka parë tashmë për herë të parë beben mbretërore, teksa prindërit e tij Kate Middleton dhe Princi William lanë spitalin, ndërsa treguan se nuk e kanë zgjedhur ende emrin e djalit të tyre.
Prindërit e rinj buzëqeshën gjatë gjithë kohës për mediat, ndërsa linin St Mary’s Hospital në London, 26 orë pas ardhjes në jetë të mbretit të ardhshëm, i cili dukej një bebe i mbushur por pa flokë.
Kate tha për mediat se ndihet shumë e emocionuar, duke shtuar se çdo prind i njeh ndjesi të tilla.
Në ambientet e spitalit shkuan më herët edhe Princi Carlo dhe bashkëshortja e tij Camilla, si dhe prindërit e Kate. /a.y/noa.al/
Është djalë! Vjen në jetë Mbreti i ardhshëm FOTOT
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





