Transmetuar më 23-07-2013, 19:33

Gjenevë, Zvicër, NOA.al – Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Gjenevë të Zvicrës, në rrethana ende të paqarta, raporton policia zvicerane e cila publikoi edhe foto të të ndjerit dhe informacione rreth tij.

Djaloshi 26 vjeçar është Arsen Memaj. Ai është gjetur në qershorin e kaluar në një digë uji dhe kur policia nisi hetimet, lokalizoi aludime për një vdekje të dyshimtë.

Duke qenë se për të riun nuk ka pasur asnjë të afërm që të paraqitet në polici, autoritetet në Gjenevë kanë bërë thirrje të Martën që dëshmitarët e mundshëm dhe në tërësi qytetarët e Zvicrës të japin informacione mbi viktimën shqiptare me emrin Arsen Memaj. Për këtë ata kanë publikuar zyrtarisht edhe këtë numër telefoni për të kontaktuar nga brenda Zvicrës: 0224277240 si dhe 0224277510.

I riu, njihej edhe me një tjetër identitet, Ermal Emaj, banues në Zvicër, pa leje qëndrimi. Ai ishte i gjatë 172 cm, kur u gjet i vdekur kishte të veshur një pallto të markës Black Box, xhaketë të errët, xhinse blu dhe këpucë me qafa, Landrover.

Policia tha se trupi i të ndjerit mendohet të ketë qëndruar disa javë në ujë. Ata nuk japin detaje për shkaqet e vdekjes porse thanë se po hetojnë çdo postë dhe çdo dyshim. Sakaq, ata vënë në dukje edhe se ai nuk ishte i përfshirë në veprimtari kriminale. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit