

Oferta dhe tarifa të leverdisshme Roaming nga Vodafone
Pushuesit shqiptarë që kanë vendet europiane si destinacionin e tyre të preferuar tashmë kanë një mundësi të mirë për të kursyer duke përdorur ofertat e reja roaming të Vodafone.
Për klientët e planeve tarifore me parapagesë (Vodafone Club dhe Vodafone Card) tashmë Vodafone prezanton paketën ditore “Roaming All Inclusive” që mundëson 20 minuta hyrëse, 20 minuta dalëse, 20 SMS dhe 20 MB internet për 490 lekë në ditë (me tvsh). Ju mund të regjistroheni çdo ditë për të përfituar paketën duke dërguar një sms pa pagese me tekst “1” në numrin139. Pasi të regjistroheni, paketa do të jetë e vlefshme për 24 orë. Klientët mund ta blejnë atë vetëm në ditët që ju nevojitet.
Kjo ofertë është e vlefshme deri në 11 Tetor 2013 dhe e vlefshme në Roaming në 40 rrjete në Europë.
Klientët me kontratë mund të vijojnë të përfitojnë nga ofertat e Vodafone Passport dhe Vodafone Data Passport.
Risia e kësaj vere vjen për pajtimtarët e planeve tarifore Vodafone RED gjatë kohës kur ndodhen në roaming. Për vetëm 500 lekë në ditë(me TVSH), klientët Vodafone RED do mund të përdorin paketat e planit të tyre Red me minuta, mesazhe dhe internet edhe në roaming, në 43 rrjete Europiane pa u shqetësuar për kosto shtesë. Klientët e planeve tarifore me kontratë Vodafone RED do të komunikojnë dhe navigojnë në internet njësoj si në Shqipëri.
Për të përfituar nga kjo tarife, mjafton të zgjidhni një nga 4 planet tarifore Vodafone RED, plane tarifore të cilat si kurrë më parë ofrojnë komunikimin e vërtetë pa limit brenda rrjetit apo drejt rrjeteve kombëtare sipas zgjedhjes se klientëve.
Hollësitë e ofertave dhe tarifave në roaming të Vodafone si edhe informacion për rrjetet ku mundësohen ato mund të gjenden duke vizituar faqen zyrtare vodafone.al ose duke kontaktuar pa pagesë me Shërbimin e Kujdesit ndaj Klientit në numrat 140 (për klientët me parapagesë) dhe 149 (për klientët me kontratë).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





