Transmetuar më 23-07-2013, 17:38

Tiranë, 23 korrik 2013, NOA.al- Kërkesa e Lëvizjes Socialiste për Integrim, lidhur me rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit është pranuar nga Kolegji Zgjedhor.

Ndërsa LSI ka kërkuar rinumërimin në 15 qendra votimi në qarkun e Kukësit, për shkak se pretendon një mandat në këtë qark, Kolegji ka pranuar administrimin e pamjeve filmike të cilat do të merren në shqyrtim, në prani të përfaqësuesve të Partisë Demokratike, dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rrëzoi me katër vota pro kërkesën ankimore të LSI-së për qarkun e Kukësit.

LSI nga ana e saj pretendon se ka prova që nxjerrin në pah numërimin e gabuar të votave në kutitë e qarkut Kukës, ndërsa i duhen vetëm 15 vota për të marrë një mandat.

Kolegji Zgjedhor ka vendosur se do të kryhet një akt ekspertimi lidhur me qarkun e Kukësit, i cili do të kryhet nga ekspertë të LSI dhe PD. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit