Transmetuar më 23-07-2013, 16:46

Monedha evropiane euro, ka pësuar rënie gjatë ditës së sotme duke u këmbyer në tregun valutor me 140.24, çka ka bërë që të pësojë një rënie prej 0.11 lekë, krahasuar me kursin e këmbimit të para një dite.

Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë monedha shqiptare leku, si pasojë e kësaj rënie është më e forcuar dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe me dollarin, i cili ditën e sotme është këmbyer me 106.44, duke pësuar rënie prej 0.25 lekësh.

Shkak për forcimin e lekut, duket se është bërë shtimi i të ardhurave nga emigrantët, të cilët vijnë në Shqipëri për pushime duke sjellë edhe monedhën e vendit ku emigrojnë, si dhe prodhimet vendase, të cilat kanë ulur kërkesën për import. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit