

Tiranë, 23 korrik 2013, NOA.al- Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike Sokol Olldashi, në deklaratën e tij të parë pas humbjes së garës përballë rivalit të tij demokrat Lulzim Basha, e cilësoi procesin zgjedhjes së kryetarit të ri të PD, si një proces të deformuar.
Ai tha se listat e anëtarëve të Partisë Demokratike kanë qenë me probleme, ndërsa shtoi se në asnjë çast nuk u qartësuan listat dhe në asnjë çast nuk u vunë listat në dispozicionin e tij.
Olldashi bëri me dije se ka pasur raste kur mbështetës së tij janë përjashtuar, nuk janë përfshirë në votime, por edhe janë hequr nga puna.
Sipas tij, tensioni i strukturave ishte tërësisht i panevojshëm, duke nënvizuar se kjo ishte një energji e cila duhej harxhuar në 23 qershor dhe jo në 22 korrik.
“Megjithatë unë kam theksuar se PD duhet të ngrihet mbi gabimet dhe të forcohet më shumë. Kam insistuar vazhdimisht se produkti i parë i 23 korrikut duhet të jetë shëndoshja e PD, dje nuk e bëmë, por sot duhet të ndodhë. Pavarësisht momenteve të tilla ne mbetemi anëtarë të së njëjtës familje. Unë mbetem i vendosur të përfaqësojë me gjithë energjitë e mia, militantët e Partisë Demokratike në pozicionin opozitar.”, deklaroi Olldashi./a.y/noa.al/
Basha flet si lider i PD: Sot jemi më të bashkuar se kurrë
Berisha në konferencë, uron Bashën dhe e quan fillimin e shkëlqyer të PD
Basha është kryetari i ri i PD-së, e votuan mbi 80% e anëtarësisë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





