Transmetuar më 23-07-2013, 14:19

Në nder të lindjes së foshnjës mbretërore, tabloidi anglez “The Sun” ka ndërruar edhe kreun e saj me këtë rast në “The son” (djali).

Gazeta në numrin e mëngjesit të sotëm shfaqet me emrin “The Son”, duke i dedikuar gjithë faqen e parë eventit të lumtur mbretëror, me shumë fotografi si dhe certifikatën e lindjes së lëshuar nga spitali.

Dukesha e Cambridge ka sjellë në jetë Mbretin e ardhshëm, i cili është një fëmijë i shëndetshëm dhe lindi në orën 4:24 të pasdites së të hënës 22 Korrik 2013, me orën britanike.

Lindja u njoftua me anë të një deklarate për shtyp nga pallati mbretëror. /a.y/noa.al/

Është djalë! Vjen në jetë Mbreti i ardhshëm FOTOT

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit