

Kavajë, 23 korrik 2013, NOA.al- Policia e Kavajës ka parandaluar një krim brenda familjes ndërsa ka arrestuar një 40 vjeçar.
Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë Noa.al se i ndaluari është Artan Gjani të cilit iu sekuestrua një armë automatike e fshehur në banesë.
40 vjeçari dyshohet se ditën e sotme në ambientet e banesës së tij të ndodhur në qendër Kavajë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 30 vjeçare, ku kjo e fundit ishte e pajisur me Urdhër të Mbrojtjes dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, të cilën bashkëshorti i saj nuk e ka respektuar.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të strukturave të policisë u arrit të parandalohet krimi brenda familjes duke arrestuar dhunuesin Artan Gjani, dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatike. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





