

Prishtinë, NOA.al – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve prej 700 mijë eurosh për ekipin negciator, megjithëse negociatat tani janë në fund. Sipas vendimit të Thaçit, ekipi negociator bashkë me të gjithë anëtarët e tjerë për në Bruksel, do të kenë këto mjete në dispozicion për mbulimin e harxhimeve.
Në vendimin e fundit të qeverisë që është marrë në mbledhjen e 3 korrikut të këtij viti thuhet se “ndahen mjete financiare në vlerë prej 700,000.00 euro për mbulimin e shpenzimeve për të gjithë përfaqësuesit e Zyrës së Kryeministrit dhe të ministrive që marrin pjesë në delegacionet e bisedimeve”, raporton korrespondentja e Noa.al.
Mjetet e ndara pritet që të shpenzohen për bileta, për akomodim, si dhe për mbështetje që zyrtarët qeveritarë i marrin në momentin që udhëtojnë zyrtarisht.
Ndërkaq, Qeveria e Kosovës asnjëherë nuk ka bërë publike shpenzimet e negociatorëve të cilët kanë marrë pjesë në takimet e Brukselit, megjithëse bisedimet kishin filluar dy vjet e gjysmë më parë./t.k./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





