

Disa ditë pushime në Dhërmi, bëjnë mirë ndaj Sadija, nusja e djalit të kryeministrit Sali Berisha, ka vendosur të qëndrojë ca e shkëputur nga Stokholmi i Suedisë ku jeton dhe t’i bashkohet familjes së madhe kryeministrore.
Këto ditë, Sadije Berisha ka qëndruar në Dhërmi, në shoqërinë e katër fëmijëve, fryt i martesës me Shkëlzen Berishën, si dhe me pjesëtarë të tjerë të familjes kryeministrore, mes tyre, z.Sali Berisha dhe gruan e tij Lilin, vajzën e tyre Argita me familjen.
Në faqen e saj në Facebook, Sadija ka lajmëruar pikërisht këto ditë pushimesh, vetëm se këtë e ka bërë në anglisht: “Enjoying a family vacation in amazing Dhermi….. Albania”.
E sakaq, duke “dashur të bindë” të gjithë, Sadija ka publikuar disa foto që ju i shihni më sipër, ku tregohet vila rezidencë qeveritare në Dhërmi dhe ajo me katër fëmijët në plazh.
Në të gjitha fotot që Sadija ka publikuar, nuk shfaqet asnjëherë, bashkëshorti Shkëlzen Berisha, duke nxitur kështu edhe më shumë zërat se mes tyre ka ardhur ndarja pasi ai është lidhur me një femër tjetër, vajza e një spikeri televiziv. /a.b/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





