
Të dhënat po ngarkohen...

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Peru. Në kryeqytetin e këtij vendi, respektivisht në Lima një futbollist 18 vjeçar ka humbur jetën.
Yair Clavijo, futbollisti premtues i Sporting Cristal u nda nga jeta pas një krize kardiake në një sfidë futbolli.
As intervenimi i ndihmës së shpejtë nuk ka mundur të ndihmoj djaloshin, i cili u nda nga jeta.
Ndërkohë në Argjentinë dy tifozë të Boca Juniors kanë humbur jetën pas përleshjeve midis bandave Ultra të skuadrës nga Buenos Aires me ata të San Lorenzos, përpara fillimit të takimit miqësor në vigjilje të kampionatit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
