

Prishtinë, NOA.al – Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, duke folur për marrëveshjen ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, ritheksoi se arritja e kësaj marrëveshje ka rëndësi të madhe për të dy vendet, për procesin e integrimit evropian, duke pasur parasysh se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është ndër kriteret për integrimin e dy vendeve në BE.
"Marrëveshja është në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën dhe me të gjitha ligjet e Kosovës", tha kryeministri Thaçi sot pasdite në takim me përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile kosovare, bën të ditur Noa.al.
Duke iu përgjigjur interesimit të përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me kodin telefonik të Kosovës, kryeministri Thaçi bëri të ditur se Kosova do ta ketë kodin telefonik përmes një shteti evropian. Lidhur me kompetencat e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, kryeministri Thaçi tha se kompetencat e këtij asociacioni do të jenë të njëjta me ato të Asociacionit të Komunave të Kosovës.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





