Transmetuar më 22-07-2013, 19:45

Tiranë, NOA.al- Procesi i votimit për kryetar të Partisë Demokratikë u mbyll pasditen e së hënës dhe pritet që pas mesnate të nisë numërimi i votave për të shpallur ndoshta pasditen e së martës rezultatin dhe emrin e fituesit.

Noa.al mësoi se votimi ka përfunduar rreth orës 19.00 edhe në qendrën e ngritur pranë selisë qendrore të PD, ku sot votuan krerët më të lartë të partisë si dhe të dy kandidatët për kryetar.

Komisioni organizator i zgjedhjeve në PD, tha se kutitë e votimit të të 57 qendrave të votimit nisën  të transportohen për në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Pasi të ketë mbërritur aty edhe kutia e fundit, pritet të nisë numërimi.

PD nuk ka informuar sot për përqindjen e pjesëmarrjes në votime, por mësohet se fluksi më i madh i anëtarësisë demokrate që ka votuar ishte rreth orëve të pasdites ,adje në disa zona vijon me shumë radhë.

Gjatë ditës janë raportuar ankesa për  mosgjetje të emrit në listat e votuesve, por përgjithësisht procesi vijoi normal.

Dy kandidatët. Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi zhvilluan për rreth 19 ditë një sërë takimesh në të gjithë Shqipërinë ku secili prezantoi për anëtarësinë, platformën e tij për drejtimin e PD-së pasi lideri histork i saj, Sali Berisha, dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 23 qershorit. O.k/noa.al

Mustafaj: Herën tjetër të kemi një fushatë të vërtetë për kryetar të PD

Topalli: Zgjedhjet në PD, proces emancipues për politikën shqiptare

Zgjedhja e kreut të PD, Berisha: Sot ditë historike

Gara Basha-Olldashi, demokratët sot zgjedhin kreun e PD

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit