

Pallati luksoz vienez "Sacher Hotel", në afërsi të operës prestigjioze kombëtare austriake "Staatsoper", ofron tashmë shërbim edhe për qentë e klientëve të tij, deklaroi sot menaxherja e përgjithshme, Elisabeth Gürtler.
Klientët që udhëtojnë me qentë e tyre, me anë të një pagese shtesë prej 35 eurosh në ditë, do të përfitojnë një shërbim për qentë për të cilët do të vihet në dispozicion një kosh mbeturinash, një peshqir, një tas për ushqimin dhe një për ujin.
“Recepsioni i hotelit do të vërë gjithashtu në dispozicion trajtime për qentë si dhe rripa për ta”, nënvizoi menaxherja, Elisabeth Gurtler.
Pronarët e qenve do të jenë megjithatë të detyruar t’i ruajnë ata dhe t’i mbajnë jashtë dhomës së tyre, duke u ndaluar hyrjen në sauna, në palestër dhe në restorant.
“Nuk duam që qentë të rrinë para pjatave”, theksoi menaxherja e "Sacher Hotel", e cila është edhe vetë pronarja e një qeni të racës "terrier" që quhet Ella.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





