Transmetuar më 22-07-2013, 17:54

Sëmundja e shekullit HIV/AIDS ka ketë hyrë në rrugën e kurueshmërisë përfundimtare. Kjo në sajë të një studimi të mjekëve italianë në bashkëpunim me ata amerikanë, të publikuar në revistën mjekësore Retrovirology.

Ekspertët e Institutit të Lartë të Shëndetit në Itali, bashkë me kolegët e tyre amerikanë të Duke University të Karolinës së Veriut, thonë se kanë arritur të kurojnë përfundimisht një grup majmunësh, të infektuar me virusin HIV.

Për kurimin e tyre kanë përdorur një kombinim medikamentesh, që veç antiretroviralëve përmbajnë edhe substance të tjera.

Miksimi i medikamenteve ka bërë të mundur krijimin e limfociteve të reja, të painfektuara nga virusi dhe funksionalë në mënyrë perfekte.

Studiuesit thonë se synojnë nisjen e një trajtimi klinik për njerëzit brenda vitit 2014, një trajtim që do të mund të kuronte një herë e përgjithmonë, sëmundjen e pashërueshme deri më tani, që ka prekur miliona njerëz në mbarë botën.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit