Transmetuar më 22-07-2013, 14:41

Tiranë, NOA.al – Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për pavlefshmëri të rinumërimit të votave në qarkun e Lezhës.

Përfaqësuesi i PS-së, Koli Bele është shprehur në seancë se vendimi i KQZ-së për Lezhën është i paligjshëm dhe i pavlefshëm. “Vendimmarrja e KQZ më 4 anëtarë sjell pavlefshmëri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kundërshtim me kodin zgjedhor dhe mbledhja është e pavlefshme” nënvizoi ai, citon Noa.al.

Qarku i Lezhës sipas rezultatit paraprak, krijoi rrëzimin e një bastioni të së djathtës, duke shkuar fillimisht në katër mandate për të majtën dhe 3 për të djathtën. Por nga zbulimi i 10 tabelave të manipuluar nga KZAZ-ja dhe nga përditësimi i rezultateve të elektronikës doli një tjetër rezultat prej 39 votash diferencë në favor të së djathtës, ç`ka lëvizi dhe mandatin e katërt në favorin e saj. Nga hapja e kutive të Lezhës, diferenca në favor të së djathtës shkoi në 800 vota çka i mundësoi të sigurojë mandatin e katërt.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit