

Tiranë, NOA.al- Prokurori i përgjithshëm, Adriatik Llalla, vendosi sot 2 emërime të rëndësishme në sistemin e drejtësisë shqiptare. Janë ka emëruar sot kryetarin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe atë të prokurorisë së Tiranës.
Noa.al bën të ditur se, kryeprokurori Llala emëroi Eugen Becin në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Petrit Fushën në krye të Prokurorisë së Tiranës.
Këshilli i Prokurorisë shqyrtoi javën që shkoi 19 kandidatura për 5 vendet vakante në prokuroritë Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, dhe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilat ia dërgoi prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llala.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





