



Tiranë, NOA.al – Nënkryetarjë e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli u shpreh sot ndërsa votonte park kreun e ri të partisë se, falënderonte çdo anëtare dhe çdo anëtar të të partisë pasi ata kanë bërë të mundur në momente të vështira në Partinë Demokratike që të realizojnë një proces emancipues për politikën shqiptare, citon Noa.al.
“E vërteta është se Sali Berisha edhe pasi ka dhënë dorëheqjen ka vendosur një standard edhe më të lartë në politikën shqiptare dhe pjesëmarrja e anëtarësisë në të gjitha takimet e kandidatëve është shprehje e një civilizimi, e një shpirti të thellë demokratik që do t’i japë leksione edhe kundërshtarit politik që ka përdorur paranë, forcën dhe krimin për të marrë pushtetin”, u shpreh Topalli, pasi votoi sipas parimit një anëtar një votë për kryetarin e ri të Partisë Demokratike.o.k/noa.al
Gara Basha-Olldashi, demokratët sot zgjedhin kreun e PD
Zgjedhja e kreut të PD, Berisha: Sot ditë historike
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





