Transmetuar më 22-07-2013, 10:13

Londër, 22 korrik 2013, NOA – Kryeministri britanik, David Cameron, ka thënë se konflikti në Siri është në “trajektore të gabuar”.

Në një intervistë për Radio Televizionin Publik të Britanisë, BBC, Cameron e ka pranuar se regjimi i presidentit sirian, Bashar al Assad ndoshta është duke u forcuar dhe ka kërkuar më shumë ndihmë për forcat e moderuara opozitare. Ai ka thënë se situata aktuale në këtë luftë civile është në “rrugë qorre”.

Komandantët e ushtrisë britanike kanë paralajmëruar për rrezikun e armatosjes së grupeve rebele, ndërsa Cameron ka thënë se qeveria e tij ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë këtë.

Ai ka thënë se ka “shumë ekstremizëm” në mesin e opozitarëve, por ka shtuar se mund të bëhet më shumë për t’iu ndihmuar atyre që e duan një Siri demokratike. Forcat e Assadit kanë qenë të përfshirë në një ofensivë gjatë muajve të fundit, të përkrahur nga luftëtarët e lëvizjes radikale libaneze, Hizballah.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit