Transmetuar më 22-07-2013, 09:35

Tiranë, 22 korrik 2013, NOA – Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia, pasi ka vjedhur pasaportën e një shtetasi të huaj. Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 14:30 në zonë e Liqenit Artificial në Tiranë dhe në pranga ka rënë Ardjan Bujar Matraku, lindur dhe banues Tiranë, i paarsimuar.

Sipas policisë, Matraku dyshohet se  ka vjedhur pasaportën e një qytetari nga Norvegjia. Pas denoncimit të bërë nga qytetari norvegjez, policia ka bërë të mundur arrestimin e 27-vjeçarit. Ndaj tij ka nisur procedimi penal për vjedhje. Matraku rezulton se ka qenë dhe më parë i dënuar nga drejtësia shqiptare për vjedhje.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit