

Filip Vilotijevic (25) dhe Vukasin Cmiljanic (20), të dyshuarit për vrasjen e Tamara Radulovic (29) në maj të këtij viti në Beograd, dje i janë dorëzuar MUP-it serb nga ana e Policisë së Kosovës, raporton gazeta serbe ”Blic”.
Kurse sipas informatave jozyrtare nga burimet policore, ata dy e kanë kaluar këmbë kufirin në Merdare, ku i kanë pritur policët serbë, dhe pas legjitimimit i kanë arrestuar.
Sipas mediave serbe, dy serbët e dyshuar për vrasje, kishin kaluar në Kosovë me dokumente të rrejshme, kurse në arratisje nga Serbia iu ka ndihmuar edhe djali i Naser Kelmendit, po ashtu i arrestuar në Kosovë.
Sipas mediumeve serbe, dy serbët e dyshuar për vrasje, kishin kaluar në Kosovë me dokumente të rrejshme, kurse në arratisje nga Serbia iu ka ndihmuar edhe djali i Naser Kelmendit, po ashtu i arrestuar në Kosovë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





